Parkimi është një prej gjërave më të vështira për shumë shoferë. Dhe këtë e ka dëshmuar një shofer në Angli, teksa është munduar të parkojë veturën e tij Skoda para një pikë të KFC.
Në një video të siguruar nga “Daily Mail”, shoferi fillimisht tenton të parkohet duke ecur për, por godet veturën e parkuar. Pas kësaj kthehet prapa dhe me pjesën anësore dëmton edhe një veturë tjetër që ishte parkuar pas tij.
Pasi tentoi edhe disa herë të parkohej, shoferi iku nga vendi i ngjarjes, por veprimin e tij e zunë kamerat e sigurisë dhe ato te qytetarëve, që e xhiruan me celularë.
Artikuj të ngjashëm