Në qendër të Szczecinit në Poloni, një shofer ka përplasur me veturë një grup këmbësorësh dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
“Një veturë me shpejtësi goditi një grup njerëzish që kalonin vendkalimin e këmbësorëve”, ka thënë Tomasz Kubiak, përfaqësues i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve Szczecin, për TVN24 polake.
Nga aksidenti janë lënduar 17 persona, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa kohësh është arrestuar, sipas TVN23.
Është konfirmuar se është një 33-vjeçar.
Kubiak shtoi se i dyshuari goditi katër vetura të tjera ndërsa po largohej nga vendi i ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vdekur në Leipzig, pasi një person u përplas me veturë në turmën e njerëzve
-
Vetura përplas këmbësorët në Francë, disa të lënduar
-
20 të lënduar nga përplasja me veturë e turmës në Munih, disa në gjendje të rëndë
-
Vetura përplas një turmë njerëzish në Munih, disa të lënduar
-
Një burrë godet këmbësorët në aeroportin e Kolnit, gjashtë të lënduar