Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rilind Mercedes 300 SL me trup Speedster e motor super sportiv AMG

Mercedes-Benz 300 SL është një nga veturat më të bukura në histori.

E prodhuar ndërmjet viteve 1954 dhe 1957 si model coupe ndërsa si roadster nga 1957 deri 1963, 300 SL janë shitur vetëm 3,258 ekzemplarë, e shumë prej tyre tashmë nuk ekzistojnë.

Duke marrë parasysh këtë, transformimi i veturës 300 SL në një restomod, është rrallë.

I kombinuar në trup të së kaluarës por me teknologji moderne dhe performanca të shekullit 21.

Entuziasti i veturave klasike por edhe moderne, i cili u bë i famshëm gjatë vitit të kaluar me transformimin e një Porscheje si dhe modelit 300 SL Coupe, John Sarkisyan tani ka modifikuar 300 SL, duke e kthyer atë në një veturë shumë të bukur e me performanca të larta.