Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Renaulti nuk pranon investimet e mëtejme të shtetit

Foto: Reuters

Një investim i ri nga qeveria franceze në gjigantin e automobilave, Renault, nuk do të ishte përdorim i dobishëm i burimeve shtetërore, ka thënë shefi i kompanisë duke shtuar se nacionalizimi i kompanisë nuk ishte parashikuar.

“E kam thënë, kjo s’është në tavolinë”, është shprehur Jean-Dominique Senard në një diskutim në Dhomën e Ulët të Parlamentit francez. “S’kam asgjë kundër shtetit, vetëm po them se nuk do të ishte e dobishme të shpenzojmë paratë e taksapaguesve për të investuar në një kompani që ka nevojë të gjejë vetë burimet e veta”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

15 për qind e aksioneve të Renaultit janë nën pronësi të qeverisë franceze.

Shteti ka vendosur ta ndihmojë kompaninë me hua prej pesë miliardë eurosh për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.