Grupi Renault ka pranuar të ulë aksionet e tij në Nissan, duke kërkuar ribalancim në aleancën e tyre prej dy dekadash, në mënyrë që të konkurrojnë më mirë në një industri që po shkon drejt elektrifikimit dhe automatizimit, raportoi të hënën “Automotive”.
Partnerët do të mbajnë 15 për qind të aksioneve, duke përfshirë një plan që prodhuesi francez i automjeteve të transferojë rreth 28 për qind të aksioneve të saj në Nissan.
Sipas një deklarate të përbashkët, Renault, Nissan dhe partneri i vogël i aleancës Mitsubishi Motors, planifikojnë të ecin përpara përmes bashkëpunimeve në projekte specifike, duke përfshirë në Indi, Amerikën e Jugut dhe Evropë.
Të dy palët i janë afruar një vendimi që kur Bloomberg raportoi për herë të parë lajmin se Renault po e shqyrton një shitje aksionesh në prill dhe do të kërkojë miratimin nga bordet e tyre përkatëse të drejtorëve në ditët në vijim.
Megjithëse Renault mban aksionet më të mëdha në 43 për qind me të drejtën e votës, kompania japoneze Nissan prodhon më shumë vetura ndërsa zotëron 15 për qind të aksioneve në prodhuesin francez të veturave pa të drejtë vote.