Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Range Roveri më i shtrenjtë ndonjëherë do të jetë ekskluziv në SHBA

Duket se Range Rover më në fund e ka kuptuar se si të jetë një markë ekskluzive. Marka britanike ka zbuluar modelin e saj më ekskluziv dhe më të shtrenjtë ndonjëherë: Range Rover SV Carmel Edition 2022.

Range Rover po prodhon vetëm 17 vetura të këtij edicioni special të porositur, dhe ato janë ekskluzivisht për SHBA-në. Secila prej tyre do të kushtojë 345,000 dollarë. Pra, çfarë e bën atë kaq të veçantë?

E gjithë pakoja është frymëzuar nga natyra e bukur dhe peizazhi i vijës bregdetare të Kalifornisë në Carmel. Nëse nuk keni qenë kurrë në Carmel, vendi është i mrekullueshëm. Pjesa e jashtme e Range Rover është lyer me bojë të veçantë bronzi të quajtur “Satin Bronze”. Rrota të mëdha 23-inç gri të errët me pjesë të ngjashme prej bronzi saten e përfundojnë pjesën e jashtme, shkroi jalopnik të shtunën. 

Brenda, ka vend për t'u shtrirë. Karriget janë të mbuluara me lëkurë “Liberty Blue” me lëkurë në karriget e pasme me ngjyrë kafe në kontrast. Në të ka tavolina, mbajtëse filxhani që mund të vendosen në mënyrë elektronike, si dhe një frigorifer.

{gallery}