Fotografi që tregojnë një model të ri të Volkswagenit duke u testuar kanë shpërthyer në internet.
Edhe pse prototipi ka shtesa në maskën e ftohjes dhe në drita, linja karakteristike e karrocerisë së VW-së zbulon se bëhet fjalë për një automobil të kësaj marke.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër momentin, një model i paemëruar, i cili është paraqitur me konceptin T-Roc nga viti 2014, është vendosur në platformën modulare të Volkswagen-it, MQB.
Një model i ri i Volkswagenit SUV, i cili do të marrë pozitën nën Tiguanin, është fotografuar me rastin e testeve në trafikun rrugor, pothuajse pa mbrojtje të kamuflazhit, që dëshmon se premiera e tij nuk është edhe aq larg, transmeton KP.
Automobili duket se ka dimensione të ngjashme si koncepti i T-Roc, i cili është i gjatë rreth 4,18 metra, i gjerë 1,83 dhe i lartë 1,50 metra.
Premiera zyrtare pritet në shtator, në panairin e automobilave në Frankfurt, derisa modeli i ri në sallonet e shitjes mund të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm.