Prodhuesi kinez i veturave, Zhejiang Geely, ka lëshuar me sukses nëntë satelitë në orbitën e ulët të Tokës, të cilët do t'i lidhë me një rrjet satelitor për të ofruar navigim më të saktë për automjetet autonome. Satelitët GeeSAT-1 u lëshuan nga qendra e Xichang në Sichuan, shkruan Autoblog.
Geely njoftoi se pret të lëshojë në orbitë edhe 63 satelitë të tjerë deri në vitin 2025 dhe në fund duhet të jenë deri në 240.
Kështu, Geely është bërë prodhuesi i dytë më i madh i veturave në botë që “bënë biznes” në hapësirë. SpaceX, në pronësi të shefit të Teslas, Elon Musk, ka më shumë se 2000 satelitë në orbitë për rrjetin Starlink, i cili ofron shërbime komerciale të internetit.
Starlink planifikon të rrisë numrin e tyre në rrjetin e gjeneratës së parë në 4.408.
Ndërsa SpaceX lëshon satelitë me raketat e veta, Geely i lëshoi me një raketë Long March 2C të zhvilluar dhe operuar nga një kompani shtetërore kineze.
Përveç ofrimit të mbështetjes për pozicionimin e saktë të veturave autonome, Geely shtoi se rrjeti i tij do të shërbejë gjithashtu edhe për funksione të tjera tregtare, të tilla si ofrimi i shërbimeve të komunikimit në Lojërat Aziatike në shtator.