Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

23 satelitë të Starlinkut do të lëshohen në Florida

Kompania e Elon Muskut, SpaceX, do t’i lëshojë 23 satelitë Starlink në Florida nga data e sotme (12 dhjetor), ka raportuar Space.com, duke theksuar se kjo do të bëhet nëpërmjet një rakete të tipit Falcon 9.

Lëshimi i satelitëve për shpërndarje të internetit do të transmetohet direkt në llogarinë e SpaceX në rrjetin social X, ndërsa lansimi ishte paraparë të bëhej një ditë më parë, por kjo është shtyrë.

Kompania ka përmendur një problem në terren për pastrimin Falcon Heavy, por s’ka dhënë arsye për shtyrjen.

Mbi 4.500 satelitë të Starlinkut janë aktualisht në orbitë të Tokës.