Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prodhuesi i njohur i veturave tërhiqet nga Rusia

Prodhuesi i njohur amerikan i veturave, Ford, ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha operimet në Rusi deri në një njoftim të ri, pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Siç ka njoftuar kompania, vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Kjo kompani po ashtu ka dhënë 100 mijë dollarë për fondin humanitar për qytetarët e Ukrainës.

Fordi u është bashkuar shumë kompanive nga Perëndimi që kanë vendosur të tërheqin shërbimet e tyre nga Rusia dhe për këtë shtet, për shkak të sanksioneve që ia ka vënë Perëndimi Rusisë.