Prodhuesi kinez EHang sot në Vjenë për herë të parë i paraqiti publikut një dron-taksi, një fluturake pa pilot që do të mbajë dy pasagjerë në lartësi të ulëta në distancë deri në 35 kilometra.
Teknologjia tani është e gatshme për prodhimin industrial, por qeveria është ende duke pritur për këtë avion, tha drejtori i marketingut i kompanisë kineze Derik Siong.
“Sfida jonë kryesore nuk është më teknologjia, por rregulloret dhe nëse publiku është i gatshëm të përdorë pajisje të tilla”, tha ai në një prezantim për mediat në kryeqytetin austriak, raporton AP, transmeton KP.
Gazetarët dhe fotografët u ftuan për një fluturim të shkurtër testues - një ngjitje vertikale prej dhjetë metrash, pasuar nga aterrimi në stadiumin e futbollit.
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja
-
“Skifteri K1” u promovua me video të një kompanie kineze, dy firmat kosovare kanë veç një punëtor
-
Sot nis Fiks n'Kohë, mysafiri i parë prodhuesi i dronëve kosovarë
-
Turqia prezanton dronin e ri kamikaz me krahë të fiksuar
-
Përzgjedhësi i Koresë së Jugut flet për dronin