Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet Peugeot E-308, në shitje nga mesi i vitit 2023

Peugeot e përmbushi premtimin dhe prezantoi një version plotësisht elektrik të modelit 308, shkruan Autocar.

Bëhet fjalë për Peugeot E-308, i cili bazohet në të njëjtën platformë si modeli “konvencional” 308.

Peugeot E-308 mbështetet në një bateri të gjeneratës së re me një kapacitet prej 51 kWh. Bateria punon në 400 volt dhe përmban një përbërje të re kimike me 80 për qind nikel, 10 për qind mangan dhe 10 për qind kobalt. E ngarkuar plotësisht, bateria ofron më shumë se 400 kilometra distancë.

Pjesa e përparme është modifikuar për aerodinamikë më të mirë.

Shpejtësia maksimale e karikimit është 100 kW, dhe duhen më pak se 25 minuta për të ngarkuar baterinë nga 20 në 80 për qind të kapacitetit.

E-308 do të fuqizohet nga një motor elektrik i sapo ndërtuar që zhvillon 156 kf. Nuk ka ende detaje të performancës.

Peugeot do të shesë E-308 nga mesi i vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm