Prodhuesi gjerman i automjeteve, Porsche, ka diskutuar me kompaninë amerikane të teknologjisë për projekte të mundshme të përbashkëta.
Menaxherët e Porsche udhëtuan në Shtetet e Bashkuara në fund të vitit të kaluar për të diskutuar projekte të mundshme të përbashkëta me prodhuesin e iPhonet, Apple si dhe me disa kompani të tjera të teknologjisë, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i prodhuesit të veturave.
"Ne tashmë kemi Apple CarPlay dhe do të zgjerojmë këtë," tha Oliver Blume gjatë një video-konference mbi rezultatet vjetore të prodhuesit të automjeteve të premten.
Blume ka thënë se Porsche dhe Apple tradicionalisht bashkëpunojnë ngushtë, por ka shtuar se ishte shumë herët për të marrë ndonjë vendim për projektet e ardhshme.
Ai gjithashtu ka thënë se Porsche po shqyrtonte nëse do të hynte në Formula 1, por ka thënë se nuk ishte marrë asnjë vendim.
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Porscheja heq dorë nga aksionet në Bugatti
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit