Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Google dhe Porsche në bisedime për qasje në Google Apps

Porsche

Porsche po shqyrton integrimin e plotë të softuerit të Googlet në kabinën e veturës së saj, tha të enjten një burim i afër me kompaninë, raportoi Reuters.

Marrëveshja, e cila po konsiderohet vetëm për markën Porsche dhe jo për Grupin Volkswagen, do t’u mundësojë klientëve të Porsches qasje në aplikacionet e Googlet si Google Maps dhe Google Assistant, pa pasur nevojë ta lidhin veturën me një telefon Android.

Shefi Financiar i Porsches, Lutz Meschke, tha në një konferencë tetorin e kaluar se kompania ishte në kontakt të ngushtë me Googlen dhe Applen si dhe Baidun , Tencent dhe Alibaban në Kinë pas përfundimit të bashkëpunimit me njësinë Cariad të Volkswagenit për kërkimin dhe zhvillimin e softuerit.

Porsche më parë kishte hezituar të përdorte softuerin e Googlet sepse kjo kompani kërkoi që të ndaheshin shumë të dhëna.

Prodhuesit e veturave duke përfshirë General Motors, Renault , Nissan dhe Ford përdorin teknologjinë e integruar të Googlet në automjetet e tyre nëpërmjet një pakete të Shërbimeve Automobilistike të Google (GAS), duke ofruar veçori si Google Maps, Google Assistant dhe aplikacione të tjera.

Artikuj të ngjashëm