Prodhuesi gjerman i automjeteve, Porsche, është duke u përballur me një sërë problemesh prodhimi, gjë që ka bërë të ngadalësohet montimi dhe të shtyhen afatet e dorëzimit, shkroi të enjten “Go Auto”.
Problemet e zinxhirit të furnizimit kanë bërë që kompania aktualisht të mos jetë në gjendje të ofrojë modele të caktuara, si Panamera dhe Macan.
“Aktualisht situata është e tensionuar dhe vazhdimisht duhet të jemi vigjilentë. Është e vështirë të parashikohet se kur do të ketë përmirësime”, ka thënë menaxheri i prodhimit dhe logjistikës në Porsche, Albrecht Reimold.
Sipas Reimoldit, kur prodhohen modelet Panamera dhe Macan, disa qindra automjete nuk mund të kompletohen për shkak të bllokimit të furnizimit me fenerë.
“Në parim, situata e zinxhirit të furnizimit është shumë sfiduese, por ende e menaxhueshme", shtoi Reimold.
-
Problemet në Porsche godasin të ardhurat e kompanisë
-
Porscheja tërheq 27 mijë vetura elektrike nga tregu, shkak rreziqet në bateri
-
Fabrika e VW-së në Wolfsburg përballet me ndërprerje të prodhimit në janar
-
Rënie e lehtë e Porsches në gjysmën e parë të vitit
-
Volkswagen: Furnizimi i pamjaftueshëm i çipave do të zgjasë deri më 2024