Paraja shpesh hap shumë dyer, por kur është fjala për super-veturat ndonjëherë as paraja nuk është e mjaftueshme.
Nëse sot porositni modelin e ri të Koenigseggut, atëherë atë do ta merrni pas katër viteve, transmeton Koha.net. Pra, kaq duhet të prisni për modelin e ri Agera RS.

Kreu i kësaj kompanie suedeze, Christian von Koenigsegg, është i shqetësuar dhe nuk i pëlqen fare tërë kjo pritje shumë e gjatë. Po ashtu, ai ka premtuar se do të përpiqet që të reduktojë kohën e pritjes.
“Është e vështirë për t’ia shitur dikujt një super-veturë të cilën do ta merrte pas katër apo pesë vjetësh”, ka thënë von Koenigsegg.
Aktualisht, në fabrikë prodhohen nga 16 deri 20 super-vetura në vit dhe kompania planifikon që për disa vjet të rrisë prodhimin në 30 super-vetura në vit.

-
Koenigsegg paralajmëron pasardhësin e Agera RS
-
Klientët të zhgënjyer me Hyundain
-
Për prodhimin e Koenigsegg Jesko 3 mln dollarësh duhen 600-800 orë
-
Koenigsegg i shet të gjitha super veturat sportive Jesko brenda 15 ditësh, secila kushton 3 milionë euro
-
Pasardhësi i Koenigsegg Agera RS do të debutojë në Gjenevë