Vetura e re hiper-sportive e prodhuesit suedez do të debutojë në panairin e sivjetmë në Gjenevë.
Koenigsegg verën e kaluar në Melburn ka paralajmëruar për pasardhësin e modelit Agera RS, transmeton Koha.net. Atë kohë, gazetarëve dhe pjesëmarrësve kompania ia ka paraqitur një skicë në të cilën shihet vetëm pjesa e pasme e modelit të ri premiera e të cilit do të mbahet në muajin mars të këtij viti në panairin e veturave në Gjenevë.
Siç shkruan “Dagens Industri” i Suedisë, pasardhësi i Agera RS-it pritet të vijë në një seri të kufizuar prej vetëm 125 njësi, gjë që i bie të jetë më shumë se sa seria e Agera RS-it e cila përbëhet prej vetëm 25 njësive.
Modeli i ri, aktualisht me emrin kodues “Ragnarok”, do të jetë më i lehtë, më i fuqishëm dhe më i shpejtë për dallim nga paraardhësi, dhe për këto arsye do të jetë edhe më i shtrenjtë.
Kujtojmë se Agera RS zyrtarisht është vetura më e shpejtë në botë e cila mund të udhëtojë ligjërisht edhe në rrugët publike. Ajo e mori këtë titull ka fundi i 2017-ës pas shpejtësinë mesatare e arriti me 447.2 kilometra në orë.
-
Koenigsegg paralajmëron pasardhësin e Agera RS
-
Vetura suedeze gati të shënojë rekord botëror për shpejtësi
-
Koenigsegg pretendon se ka një veturë që mund të shkojë mbi 500 km/h
-
Skoda Octavia RS iV hibride konfirmohet për panairin në Gjenevë
-
Për prodhimin e Koenigsegg Jesko 3 mln dollarësh duhen 600-800 orë