Disa blerësve të veturave Hyundai, Kia dhe Genesis u është thënë se do të duhet të presin deri në dy vjet e gjysmë përpara se automjeti i ri që ata porositën të dorëzohet, raporton Korea Times.
Blerësit vendës të këtyre modeleve do të duhet të presin deri në 30 muaj, krahasuar me “vetëm” 11 muaj pritje një vit më parë.
"Më duhet të pres dy vjet e gjysmë për të blerë një Genesis apo ndonjë SUV të prodhuar nga Hyundai apo Kia? Nuk e kuptoj", ka thënë një klient në një forum lokal.
"Vonesa ishte vetëm shtatë muaj vitin e kaluar”, shtoi ai.
Modeli kompakt Kia K3 dhe sedani familjar K5 kanë vonesa tre deri në pesë muaj, dhe deri në tetë muaj e gjysmë për versionet e zgjedhura të modelit K5.
Ndërkohë, blerësit e modeleve Hyundai Avante, Sonata, Grandeur dhe Santa Fe do të duhet të presin nga gjashtë deri në 20 muaj përpara se të marrin çelësat e veturave.
Edhe
Pajisja me patentë shofer, pritje deri në tre muaj për testim në vozitje
Një zyrtar i kompanisë vendase mohoi pretendimet se klientët jashtë shtetit ishin një prioritet.
"Jo vetëm konsumatorët koreanë, por edhe ata jashtë shtetit duhet të presin që automjeti të dorëzohet", ka thënë ai.