Auto

Hyundai e Kia tërheqin afro 3.4 milionë automjete për shkak të rrezikut nga zjarri

Hyundai dhe Kia kanë tërhequr afro 3.4 milionë automjete në SHBA dhe u kanë thënë pronarëve që t’i parkojnë veturat në ambient të jashtëm shkaku i rrezikut se mund të përfshihen nga zjarri, raporton agjencia AP.

Në mesin e këtyre automjeteve të tërhequra janë modele, përfshirë edhe SUV, nga viti 2010 deri në vitin 2019, përfshirë Hyudai Santa Fe SUV dhe Kia Sorrento SUV.

Dokumentet e postuara të mërkurën nga Administrata Amerikane për Siguri të Trafikut në Autostrada, thonë se moduli i kontrollit të frenave mund të rrjedhë lëngje dhe të shkaktojë një çark të shkurtër elektrik, e cila mund të shkaktojë zjarr ndërsa automjetet janë të parkuara apo duke u drejtuar.

Prodhuesit e automjeteve po i këshillojnë pronarët që veturat t’i parkojnë jashtë dhe larg strukturave, derisa të kryhen riparimet e nevojshme.

Tregtarët e veturave do ta zëvendësojnë pjesën e frenave pa kosto për pronarët. Kia thotë se do t’u dërgohen njoftime pronarëve duke filluar nga 14 nëntori, ndërsa Hyundai ka thënë se do t’i njoftojë nga 21 nëntori.

Hyundai ka raportuar 21 rasti zjarre që kanë prekur veturat e saj në SHBA dhe 22 incidente tjera me tym apo shkrirje të pjesëve.

Kia ka raportuar dhjetë raste zjarri apo shkrirje të pjesëve.