Kia ka tërhequr 427 mijë vetura të modelit Telluride pasi u zbulua se ato mund të ecnin nëse parkoheshin në pjerrësi, raporton AP.
Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjitha automjetet Telluride të prodhuara midis viteve 2020 dhe 2023 dhe modele të caktuara nga viti 2024 ndikohen nga tërheqja.
Kia Telluride lëvizte nëse ishte parkuar në pjerrësi. Kjo gjë nuk ndodhte nëse aktivizohej freni i parkimit.
Për të zgjidhur problemin, softueri i frenave do të përditësohet pa pagesë për përdoruesit dhe çdo pjesë e mundshme me defekt do të zëvendësohet. Pronarët e automjeteve që kanë paguar vetë për riparimin do t’i kthehen mjetet.
-
Hyundai e Kia tërheqin afro 3.4 milionë automjete për shkak të rrezikut nga zjarri
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA