Kompanitë jug-koreane Hyundai dhe Kia po tërheqin gati 92,000 automjete në SHBA për shkak të një rreziku për zjarr.
Tërheqja prek disa modele dhe rrjedh nga një problem me një komponent elektrik në pompën e vajit, i cili mund ta tejkalojë nxehtësinë e paraparë.
Kompanitë këshilluan pronarët e automjeteve që ta parkohen jashtë dhe larg nga ndërtesat deri sa të inspektohen, raportoi BBC.
Kjo është e fundit e një serie tërheqjesh që lidheshin me zjarrin për Hyundain dhe Kian në vitet e fundit.
Kia ka thënë se ka pasur gjashtë raportime të “incidenteve termike”, por asnjë aksident apo lëndim.
Hyundai ka thënë se ka pasur katër raportime të ngjashme dhe po ashtu se nuk janë regjistruar aksidente, lëndime apo vdekje për shkak të problemit.
EdhePërveç rrezikut për zjarr, dëmtimi nga zjarri mund të shkaktojë një qark të shkurtër që prek kontrollorët e tjerë në automjete.
Automjetet Hyundai që po tërhiqen:
- 2023 Elantra
- 2023 Kona
- 2023 Sonata
- 2023 Tucson
- 2023-2024 Palisade
Automjetet Kia që po tërhiqen:
- 2023 Soul
- 2023 Sportage
- 2023-2024 Seltos
-
Hyundai dhe Kia tërheqin më shumë se 280,000 automjete, shkak rreziku nga zjarri
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit