Prodhuesit koreanë të automjeteve, Hyundai dhe Kia po tërheqin më shumë se 280.000 automjeteve për shkak të rrezikut të zjarrit, derisa kanë kërkuar nga pronarët e automjeteve të tërhequra që t’i parkojnë jashtë dhe larg ndërtesave, shkroi të mërkurën “Automotive News”.
Tërheqja përfshin më shumë se 245.000 Hyundai Palisade dhe 36.000 Kia Telluride në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vitet e modelit 2020 deri në 2022.
Në një njoftim për shtyp të postuar të martën, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së (NHTSA) tha se mbeturinat dhe lagështia mund të grumbullohen në modulet e parzmoreve të automjeteve dhe lagështia mund të shkaktojë ndërprerje elektrike dhe mund të ndez zjarr gjatë vozitjes ose parkimit të veturave.
Prodhuesit koreanë të automjeteve raportuan 25 zjarre ose incidente shkrirjeje në SHBA dhe Kanada, por asnjë aksident apo lëndim.
Tërheqja vjen disa ditë pasi GM njoftoi se po tërhiqte qindra mijëra automjete për shkak të një problemi me rripat e sigurimit në rreshtin e tretë.
-
Hyundai e Kia tërheqin afro 3.4 milionë automjete për shkak të rrezikut nga zjarri
-
Hyundai dhe Kia tërheqin afër 92,000 vetura, pronarët udhëzohen të parkojnë larg ndërtesave
-
Kia tërheq mbi 400 mijë vetura nga tregu
-
Hyundai tërheq rreth 250 mijë vetura për shkak të rripit të sigurisë
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit