Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Hyundai dhe Kia presin të kenë mbi 10% rritje në shitje këtë vit

Kompanitë koreane të automjeteve, Hyundai dhe Kia presin që shitjet e veturave të rriten deri në 10 për qind gjatë këtij viti, raportoi të mërkurën “Automotive”.

Këto dy kompani parashikojnë se shitjet e tyre të kombinuara të automjeteve do të rriten, ndonëse shitjet e vitit të kaluar nuk arritën objektivin për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.

Kompanitë kanë shitur 6.85 milionë automjete në vitin 2022, rreth 4 për qind më pak se objektivi i tyre prej 7.16 milionë automjetesh, kryesisht për shkak të problemeve si mungesa e çipave dhe komponentëve.

Kompanitë kanë thënë se do të synonin shitjet globale prej 7.52 milionë automjetesh këtë vit.

"Hyundai planifikon të zgjerojë pjesën e tregut dhe të operojë biznese të orientuara drejt përfitimit duke iu përgjigjur në mënyrë fleksibile ndryshimeve të tregut, duke përshpejtuar kalimin e tij drejt elektrifikimit, duke iu përgjigjur rregulloreve globale mjedisore dhe duke optimizuar prodhimin, logjistikën dhe shitjet sipas rajonit", thuhet në deklaratën e kompanisë.

Ndërsa, Kia tha se vëllimi i saj global vitin e kaluar u rrit 4.9 për qind në 2.9 milionë njësi dhe objektivi i saj për vitin 2023 është 3.2 milionë.