Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Hyundai dhe Kia presin rritje të shitjeve të tyre për 10% këtë vit

Hyundai e Koresë së Jugut dhe filiali i Kia Corp parashikuan të martën se shitjet e tyre të kombinuara globale do të rriten gati për 10 për qind në vitin 2023, edhe pse shitjet e vitit të kaluar nuk arritën objektivin për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.

Kompanitë shitën 6.85 milionë automjete në vitin 2022, rreth 4 për qind më pak se objektivi i tyre i kombinuar prej 7.16 milionë automjetesh, kryesisht për shkak të problemeve, duke përfshirë mungesën e çipave dhe komponentëve, raportoi Reuters.

Ata thanë se po synojn shitje globale prej 7.52 milionë automjetesh këtë vit.

"Hyundai planifikon të zgjerojë pjesën e tregut dhe të operojë biznese të orientuara nga përfitimi duke iu përgjigjur në mënyrë fleksibile ndryshimeve të tregut, duke përshpejtuar kalimin e tij drejt elektrifikimit, duke iu përgjigjur rregulloreve globale mjedisore dhe duke optimizuar prodhimin, logjistikën dhe shitjet sipas rajonit”, tha Hyundai Motor në një deklaratë.

Analistët thanë se objektivat e shitjeve të dy kompanive për këtë vit duken të jenë agresive, por të arritshme.

Edhe Hyundai dhe Kia presin të kenë mbi 10% rritje në shitje këtë vit Auto Hyundai dhe Kia presin të kenë mbi 10% rritje në shitje këtë vit

“Hyundai Motor dhe Kia po shohin porosi më të larta të automjeteve dhe blerësit e veturave janë ende duke pritur në radhë për të blerë makina pavarësisht mjedisit të fundit ekonomik”, ka thënë Kim. Gëi-yeon, një analist në Daishin Securities.

Kim shtoi se pengesat ekonomike si normat e larta të interesit mund të zvogëlojnë shitjet e veturave, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit pasi kërkesa e ndrydhur është zbutur.