Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kia dhe Hyundai me suksese të jashtëzakonshme në Evropë, por Volkswageni mbetet i pari

Prodhuesit e veturave koreano-jugore Kia dhe Hyundai arritën një rezultat të jashtëzakonshëm – duke u renditën të tretët për shitje në përgjithësi midis të gjitha grupeve të veturave në Evropë për vitin 2022.

Sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), dy markat simotra koreano-jugore të Hyundai Motor Group shitën gjithsej 986.860 automjete në Evropë në 11 muajt e këtij viti, që është 4.6% më mirë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pavarësisht mungesës afatgjatë globale të çipave, Kia shiti rekord prej 509.193 automjetesh në Evropë deri në dhjetor dhe Hyundai Motor shiti 477,667 automjete.

Përpara gjigantëve koreanë, grupi Volkswageni u rendit me 2.52 milionë automjete të shitura dhe i dyti Stellantis me 1.89 milionë automjete.

Çdo veturë e dhjetë e shitur në Evropë është koreane.

Pritet që pjesa totale e tregut të të dy markave koreane, e cila ishte 9.7% në fund të nëntorit, të rritet deri në fund të vitit dhe të kalojë rekordin e vitit të kaluar prej 10%.

Edhe Synimi ambicioz i Kia-s për vitin 2023 Auto Synimi ambicioz i Kia-s për vitin 2023

Pa dyshim, një nga arsyet e suksesit të koreanëve është ndërtimi i fabrikave në Evropë. Në fund të vitit 2006, Kia hapi një fabrikë në Sllovaki, e ndjekur nga Hyundai me një fabrikë në Republikën Çeke më 2008.

Modeli Sportage është modeli më i shitur i Kia në Evropë.