Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Pickupi i ri elektrik i Fordit del në treg më 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Fordit, Jim Farley, ka konfirmuar daljen në skenë të gjeneratës së re të pickup-it elektrik në vitin 2025.

Blue Oval City është një kompleks i ri fabrike që Fordi e hapi shtatorin e kaluar si shtëpi të "gjeneratës së ardhshme elektrike të Serisë F", e që ka të ngjarë të ndryshojë ndjeshëm nga gjenerata aktuale, raporton Fox News të mërkurën.

Fordi vitin e kaluar njoftoi se po zhvillonte dy platforma të dedikuara për automjete elektrike, njëra për kamionë me madhësi të plotë dhe tjetra për automjete më të vogla.

Kompania amerikane projektoi Chevrolet Silverado EV elektrik që del në shitje vitin e ardhshëm, i cili bazohet në platformën e automjeteve elektrike Ultium të General Motors.

Derisa prodhimi në Blue Oval City nuk është planifikuar të fillojë deri në vitin 2025, Fordi po planifikon të ketë kapacitetin për të ndërtuar F-150 Lightning me një normë prej 150.000 automjetesh në vit në fabrikën në Michigan, deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Image