Auto

Peugeot prezanton versionet hibride të modeleve 3008 dhe 508

Peugeot ka prezantuar dy modelet e reja hibride ‘plug-in’ 3008 SUV dhe 508.

Megjithatë, ato do të dalin në treg tek në vjeshtën e ardhshme.

Modeli 508 dhe 508 SW ka 178 kuajfuqi PureTech me katër cilindra në motorin me benzinë, në kombinim me një motor elektrik me 108 kuajfuqi. Të dyja e çojnë fuqinë në aksin e përparmë.

Modeli 508 ka një bateri me madhësi 11.8kWh, që sipas kompanisë i mundëson ngasje tërësisht elektrike për 30 milje.

Versioni hibrid i modelit 3008 ka 296 kuajfuqi në total dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 6.5 sekonda. Ai ka po ashtu mundësinë e kalimit prej 30 miljeve në ngasje të veçantë elektrike.

Akoma s’janë bërë të ditura çmimet.