Auto

Opel Corsa shënon 40-vjetorin me edicion special

Modeli i parë Corsa A, u ngjit në skenë në vitin 1982 dhe për të shënuar 40-vjetorin e koleksionit të saj, Opeli do të lansojë një edicion special në një "shije" të caktuar retro.

Hatchbacku gjerman i segmentit B, është lyer me ngjyrë të kuqe “Record”, e cila është një nuancë që është përdorur për një prej modeleve të Corsave katër dekada më parë.

Për të ofruar një pamje tërheqëse me dy ngjyra, çatia është e zezë, ndërsa tema "lundruese" arrihet duke errësuar shtyllat A dhe B, si dhe pjesën e sipërme të shtyllës së pasme.

Opeli do të nxjerrë edicioni special “Corsa 40 Years” me rrotë 17 inç.

Image

Kur bëhet fjalë për brendësinë, Corsa 40 Years ngjall një paraardhës me tapiceri tartan, që ishte një zgjidhje e zakonshme në makinat evropiane të viteve tetëdhjetë.

Duke qenë një edicion special, Corsa 40 Years vjen "e mbushur" me pajisje të pasura standarde, nga dritat automatike LED dhe lidhja Apple CarPlay / AndroidAuto, deri te sistemet e sigurisë si paralajmërimi i përplasjes ballore me frenimin automatik dhe zbulimin e këmbësorëve.

Që nga lansimi i modelit të parë, Opeli shiti 14 milionë njësi Corsa për 40 vjet. /autoblog

Image