Auto

25 vjet më parë debutoi Opel Zafira

Opel Zafira

Veturat Opel nga koha e bashkëpunimit me General Motors vështirë se do të mund të imagjinoheshin pa modelin Opel Zafira. Ky model shtatëvendësh novator dhe i vlerësuar me çmime debutoi saktësisht 25 vjet më parë.

Opel Zafira bëri edhe revolucion në tregun e veturave. Veturë sportive me shtatë ulëse dhe mjaft e rehatshme.

Që nga viti 1999, Opel vazhdimisht ka prodhuar modele të reja të Zafiras.

Së fundmi është paralajmëruar një model me tetë ulëse.