Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Njoftohuni me super-motoçikletën elektrike më të lehtë në botë

Modeli Manx7 i kompanisë së motoçikletave Sarolea ka gjasa të marrë titullin si super-motoçikleta elektrike më e lehtë në botë.

E bazuar në TT-Zero, Manx7 peshon 217 kilogramë, transmeton Koha.net. Kështu, ajo ka “thyer” paragjykimet se të gjitha motoçikletat elektrike duhet të jenë patjetër të rënda.

Manx7 është më e lehtë për mbi 40 kilogramë për dallim nga modeli Energica Ego, i cili është i njohur si udhëheqës në këtë segment dhe nuk është shumë më i rëndë se versioni i tij me benzinë.

Brendi belg është në pronësi të një kompanie e cila merret me prodhimin e materialeve të përzier, kështu që nuk është befasi se Manx7 ka ca fibra të karbonit në të.

{gallery}

Performanca e kësaj super-motoçiklete elektrik është mbresëlënëse. Sarolea i krijon vetë motorët e saj dhe të vetmen pjesë që e blen është rotori, përcjell Koha.net. Sa i përket Manx7, thuhet se ka kapacitet prej 163 kuajfuqi.

Edhe Lansohet biçikleta elektronike lundruese Tech Lansohet biçikleta elektronike lundruese

Sipas testimeve, Manx7 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 240 km/h.

Sa i përket baterisë, në dispozicion do të jenë tri lloje të baterive – me 14, 18 dhe 22 kWh, të cilat me vetëm një karikim Manx7 mund të kalojë deri rreth 235, 280 dhe 320 kilometra. Po ashtu, sa i përket çmimit, varësisht nga bateria, versioni më i lirë kushton rreth 48,000 euro.