Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lansohet biçikleta elektronike lundruese

Çiklistët në lumin Sena, në kryeqytetin francez, nuk janë pamje e zakonshme.

Pak në periferi të Parisit, kompania nga Zelanda e Re, “Manta 5” ka testuar biçikletën e ujit për herë të parë qëkur e prodhoi. E pajisur me motorin 2.5 kilovoltësh dhe me Bluetooth, “Manta 5 SL3” është gjenerata e dytë e biçikletave ujore të kësaj kompanie.

Në varësi prej konfigurimit të baterisë dhe nivelit fizik, çiklistët mund të qëndrojnë mbi ujë deri në katër orë. Mirëpo lundrimi në lumin Sena me këtë biçikletë nuk bëhet falas.

Kjo biçikletë kushton 10 mijë euro, por kompania është arsyetuar se atë mund ta përdorë krejt familja, prej babait e deri te fëmijët e moshave 16-vjeçare. Kompania “Manta 5” thotë se shpreson ta ulë çmimin me rritjen e prodhimit të këtyre biçikletave.

Tani për tani, ajo ofron produkt që nuk përshtatet në asnjë kategori dhe mund të joshë këdo, nga adhuruesit e sporteve ujore e deri te dashamirët e natyrës.

Demonstrimet e biçikletave elektronike organizohen në “VivaTech”, panairit më të madh të teknologjisë në Francë. Ekspertët janë shprehur të bindur se produkti i tillë ka të ardhme, sidomos në Evropë.

Edhe Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026 Auto 8 muaj më parë Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026

SL3, ndryshe nga gjenerata e mëparshme, përmban atë që “Manta 5” e quan “teknologji të lehtë të lansimit”. Falë kësaj, çiklistët mund të mësojnë si ta përdorin biçikletën elektrike për 40 minuta, në vend të tri orëve me biçikletat e tjera.

SL3 mund të çmontohet në pesë pjesë për ta vendosur atë në bagazhin e çdo veture. Faqja e internetit e kompanisë thotë se “përshtatet në çdo automjet”, nga ata më të thjeshtit e deri te furgonët.