Auto

Në verë nisin dërgesat e para të Alfa Romeo Tonale

Marka italiane Alfa Romeo prezantoi SUV-in Tonale, model i ri që duhet t'i hapë rrugën elektrifikimit të markës, por edhe të rrisë shitjet në rënie.

SUV-i, 4.53 metra i gjatë, do të ketë sistem multimedial me navigacion TomTom, rrjet 4G dhe lidhje Android Auto/Apple CarPlay.

Klientët do të mund të zgjedhin midis benzinës 1.5 Turbo Hybrid, në versionet me 130 dhe 160 kuaj fuqi, si dhe hibrideve plug-in me benzinë ​​1.3 turbo dhe maksimumi 275 kf. Tonale hibride ka lëvizje me të gjitha gomat dhe arrin 100 km/h për 6.2 sekonda. Ka një kapacitet baterie prej 15.5 kWh.

Dërgesat e para të Alfa Romeo Tonale priten gjatë verës.