Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, bashkë me përfaqësuesit e tjerë, Afrim Islami dhe Driton Presheva.
Me këtë rast, ministri Abrashi ka dëgjuar të gjitha kërkesat që autoshkollat kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre.
Ai tha se e kupton shqetësimin e tyre për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.
Abrashi u zotua se brenda pak ditësh do të krijohen mundësitë për rifillimin e punës së autoshkollave dhe mbajtjes së testimeve.
Federata e Autoshkollave të Kosovës shprehën mirënjohje për gatishmërinë e ministrit Abrashi që të dëgjojë dhe trajtojë kërkesat e kësaj kategorie
Artikuj të ngjashëm
-
Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e Shoqatës së Transportit Rrugor
-
Abrashi: Nesër do të ketë marrëveshje sesi do të mbështeten operatorët e transportit rrugor
-
Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
-
Së shpejti shpallen procedurat e tenderimit për autoudhën Kievë - Zahaq
-
Abrashi thotë se s’ka dalë nga izolimi për 17 ditë, demantohet në faqen zyrtare të MI-së