Auto

Në Kaliforni lejohen targat prej letrës ngjitëse

Kalifornia ka kaluar më shumë se shtatë vjet duke testuar një koncept të ri të vendosjes së targave në pjesën e përparme të veturës.

Në vend që të hapë vrima në parakolpin e përparmë ose të shtojë korniza plastike për të mbajtur targën, Kalifornia do t'i lejojë banorët të vendosin targat në formë letre ngjitëse, shkruan revista HAK.

Pra do të vendosen në pjesën e njëtë, dizan i njëjtë, por në vend që targa të jetë e metaltë, di të jetë prej letre me ngjitës.

Një kompani nga Huntington Beach e quajtur License Plate Wraps (LPW) ofroi idenë që targat të ngjiteshin në parakolp.

28 automjete të Shërbimit Rrugor të Kalifornisë kanë marrë pjesë në pilot-projektin, duke filluar nga viti 2015.

Për të siguruar një panel të përparmë ngjitës, banorët e Kalifornisë thjesht shkojnë në faqen e internetit të LPË dhe paraqesin informacionin e targave të tyre. Klientët mund të zgjedhin nga tetë modele të ndryshme të targave. Pritet që të ketë shumë të interesuar, sepse këto ngjitëse mund të jenë statistikisht më të pranueshme për njerëzit sesa ato klasike. \autoblog

Image