Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, tha se do të rinisë prodhimin e veturave elektrike në fabrikën e tij në Kaliforni, përkundër urdhrit për të qëndruar mbyllur, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Përmes një postimi në Twitter, Musk tha se është i gatshëm të arrestohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse dikush arrestohet, kërkoj që ai të jem unë”, tha Musk.
Musk gjithashtu tha se situata është bërë rrëmujë, pasi zyrtarët e shtetit e kanë miratuar rihapjen e fabrikës, por më pas ajo është bllokuar nga autoritetet lokale.
Ai tha se ndjen se Tesla po “veçohet”, pasi prodhuesit e tjerë të veturave në Shtetet e Bashkuara janë lejuar të rihapen.
Qarku Alameda, ku ndodhet fabrika e tij, ka vendosur që t’i mbajë mbyllur bizneset - përveç atyre që konsiderohen thelbësore - deri në fund të majit.
Autoritetet e qarkut kanë thënë se nuk e konsiderojnë Tesla-n biznes thelbësor.