Auto

Motoçikleta pa frena e Roland Sands

Mjeshtri i famshëm amerikan i motoçikletave, Roland Sands, prezanton kreacionin e tij më të ri të bazuar në modelin BMW R nineT.

Sands, motoçikletën e tij të re e ka prezantuar muajin e kaluar në Teksas, në panairin e motoçikletave të punuara me punëdore.

Motoçikleta e re paraqet një model mes versionit Board Tracker dhe Cafe Racer, dhe njëra nga karakteristikat e tij më e veçantë është pamja “agresive” e tij dhe rrotat Morris me diametër prej 21-inç, transmeton Koha.net.

Motoçikleta e re e Sandsit quhet BMW R nineT Cafe Tracker dhe kur është fjala për atë se çka posedon, e rëndësishme është të thuhet se çka nuk posedon – frenat e përparme dhe dritat.

Kjo motoçikletë nuk është aq praktike për përdorim të përditshëm sepse vjen me pjesë të RSD-së dhe disa pjesë të reja nga koleksioni Machined Line.

“Është fantastike. Është e shpejtë dhe e lehtë për t’u drejtuar”, ka thënë Roland, përcjell Koha.net. “Vetëm duhet të jeni shumë të kujdesshëm... për shkak të frenave”.

Performancën maksimale të kësaj motoçiklete të re e ka nxjerrë moduli Rapid Bike, por atë e ndihmojnë edhe Airbox-at e rinj dhe komponentet elektronike.

Amortizatorët e përparmë të BMW R nineT Cafe Tracker janë të përmirësuar në atë mënyrë që të ofrojnë kontrollim më të mirë, ndërsa ato të pasme janë Ohlins TTX.

Trupi i kësaj motoçiklete është i përbërë nga alumini dhe është i nënshkruar nga inxhinieri i njohur Aaron Bos. Po ashtu, me të njëjtin material përbëhet edhe rezervari për karburant, pjesa e pasme, panelet anësore si dhe tabela me numër.

{gallery}