Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Modeli i ri sportiv e elektrik i Lotusit arrin më 2020-ën

Foto: Autoexpress

Mediet britanike shkruajnë se Lotus gjatë vitit të ardhshëm do të sjellë model të ri sportiv, i cili është pjesë e planit 5-vjeçar të këtij prodhuesi, të miratuar nga pronari i tij kinez - Geely.

Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i kompanisë, Phil Popham, që do të thotë se Lotusi do të ketë një seri të re, transmeton Koha.net.

Modeli i ri, aktualisht i pa emëruar, sipas informacioneve më të fundit do të përdorë platformë të re, si dhe do të karakterizohet me vozitjen dinamike të Lotusit. Po ashtu, modeli i ri do të jetë më praktik dhe më i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, me ergonomi të përmirësuar dhe sistemin për argëtim dhe informim (infotainment).

Image

Tani për tani, nuk janë zbuluar shumë detaje por është e sigurt se ky model i ri elektrik do të kombinojë motorin benzinë me një motor elektrik.

Popham, po ashtu, njofton se të gjitha modelet e reja të Lotusit me kohë do të jenë elektrike.

Në anën tjetër, planet e Lotusit parashikojnë edhe fillimin e prodhimit në Kinë, së pari një SUV dhe pastaj hiper-veturën elektrike Type 130 në bashkëpunim me kompaninë Williamsom.