Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Land Rover Discovery i ri do të jetë makinë sportive

Land Roveri ka njoftuar të premten se Land Rover Discovery i ardhshëm do të jetë një makinë sportive.

Të lodhur nga të gjithë prodhuesit tradicionalë të makinave sportive – Ferrari, Lamborghini, Alpine, Aston Martin dhe tani edhe Lotus, Land Roveri ka vendosur t'i mundë të gjithë në lojën e vet.

"Ne mendojmë se ka një boshllëk të vërtetë në treg që Land Rover të ofrojë një makinë lëvizëse të puristëve”, ka thënë një zëdhënës i Land Roverit për TopGear.com.

"Ndërsa të gjitha markat e makinave sportive përpiqen të kopjojnë Range Rover Sportin tonë, ne kemi llogaritur se shitjet e një makine sportive halo mund të arrijnë pothuajse tetë njësi në vit, duke e bërë atë dy herë më të popullarizuar se Evoque Cabriolet”, ka shtuar ai.

Discovery i ri synon të dalë në treg më 1 prill të vitit të ardhshëm.

{gallery}