Modeli i fundit i kompanisë Tesla do të paraqitet para publikut të ngjarjes “Goodwood Festival of Speed” që do të mbahet në Britani nga 12 deri më 15 korrik.
Prototipi i modelit 3 kishte premierën në SHBA në pranverën e vitit 2016 dhe publiku evropian do ta shohë këtë veturë në terren për herë të parë dy vjet më vonë.
Gjatë fundjavës së Goodwoodit, një kopje e modelit më të lirë të Teslës do të ekspozohet për vizitorë, transmeton ksp. Ndonëse kjo ngjarje ndodhet në ishull, vetura do të ketë një timon në të majtë, që do të thotë se është një version për pjesën kontinentale të Evropës.
Prodhimi i Model 3 për tregjet e vendeve në të cilat drejtohen në anën e majtë të rrugës, si Britania e Madhe dhe Australia, do të fillojë vetëm në vitin 2019.
Modeli 3 duhet të jetë në dispozicion të klientëve evropianë në të gjitha variantet që do të jenë në dispozicion në SHBA, duke përfshirë dy versione me dy motorë elektrikë, por edhe opsionin bazë, më të lirë, që ende nuk është në dispozicion.
Çmimi i veturave në Evropë nuk është bërë i ditur deri më tani, por Modeli 3 më i pranishëm në SHBA do të kushtojë 35,000 dollarë, duke mos llogaritur subvencionet shtetërore.
Edhe
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
Përndryshe, modeli i parë do të mundësohet nga dy motorë elektrikë me autonomi më të madhe lëvizëse dhe përshpejtim nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 4,5 sekonda. Në variantin e dytë, fokusi do të jetë në performancë, kështu që do të jetë në gjendje të arrijë deri në 100 km/h për 3,5 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.
{gallery}
-
Teknologjia e Teslas përballet me pengesa në Evropë, Suedia ngre shqetësime për sigurinë rrugore
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro