Gjenerata e ardhshme Mini Countryman do të jetë më “maxi” sesa “mini”, bazuar në raportin e ri të “Auto Express”.
Revista britanike shkruan se gjenerata e tretë e këtij crossoveri do të jetë pothuajse 450 cm e gjatë, njëlloj si Audi Q3, Volvo XC40 apo Mercedes GLA. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kërcimi në përmasa do të jetë i rëndësishëm, duke pasur parasysh se modeli i tanishëm është 431 cm i gjatë.
Megjithatë, kjo nuk është shumë befasuese, sepse BMW X1 i lidhur mekanikisht, do të jetë gjithashtu më i madh (rreth 460 cm). Fabrika në Leipzig do të jetë e para në Gjermani që do të prodhojë BMW dhe MINI nën të njëjtën çati. Të dy modelet pritet të shfaqen zyrtarisht para fundit të vitit 2022.
Ashtu si BMW me modelin e ardhshëm “iX1”, Countryman i ri do të ketë gjithashtu një variant plotësisht elektrik.
Të gjitha versionet e Countrymanit të ri do të elektrizohen në një farë mase, pasi edhe modeli bazë do të ketë një konfigurim të butë hibrid 48V. Do të ofrohet edhe një version sportiv “Cooper S”, me motor 2.0 litërsh turbo benzinë. /autoblog