Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mësohet data e shpalosjes së modelit të ri të Ferrarit për F1

Vetura e re e Ferrarit me të cilin do të garojë në Botërorin 2018 në Formula 1, do të zbulohet për fansat dhe mediat më 22 shkurt, një javë para fillimit të testeve dimërore, që do të zhvillohen në pistën e Barcelonës.

Lajmin e ka komunikuar presidenti i skuadrës italiane Serhio Markione gjatë një konference shtypi, ku ndodhej së bashku me drejtorin sportiv Maurizio Arrivabene dhe shefin teknik Mattia Binotto.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetura e vitit 2018 e Ferrarit do të bëjë debutimin e saj në provat e Barcelonës, që nisin më 28 shkurt, ndërkohë që nuk dihet se kur do të zhvillohen testet private prej 100 km të lejuara nga FIA, ku skuadrat bëjnë edhe filmimet për promovimin e veturës së re.