Prodhuesi i makinave luksoze, Ferrari, njoftoi se deri në vitin 2030, synon që modelet e saja elektrike dhe hibride, ta mbizotërojnë tregun me rreth 80 për qind.
Udhëheqësi i kompanisë, Benedetto Vigna, deklaroi se janë duke punuar në përmirësimin e performancës së makinave, me qëllim që Ferrari të jetë në përputhje me kërkesat e tregut, duke i tejkaluar arritjet e deritashme.
“Gjithçka që po bëjmë është që Ferrari të jetë më i veçantë. Grupi i elektrifikimit dhe elektroteknikës do të na lejojë që të bëjmë vetura edhe më unike”, tha ai, shkruan Reuters të enjten.
Këtë shtator, Ferrari do ta publikojë një veturë të re sportive, ndërsa gjatë periudhës 2023-2026, është paralajmëruar lansimi i 15 modeleve të reja.
-
Gjithçka që dihet për superveturën elektrike të Ferrarit
-
Ferrari thotë se çdo veturë e porositur sot, s’del në rrugë deri më 2026
-
Ferrari parashikon 2023-tën vit më të fortë dhe me modele të reja
-
Ferrari synon t’i pajisë veturat elektrike me “zë origjinal të motorit”
-
Ferrari më 2025 lanson veturën e parë elektrike