Ferrari ka njoftuar se do të paraqesë bolidin e ri më 22 shkurt, që është katër ditë para testimit të para-sezonit që fillon në Barcelonë.
Sezoni i kaluar në krahasim me atë të vitit 2016 ishte një hap i madh përpara.
“Unë besoj në ekipin tonë, shoferët tanë dhe jam i sigurt se mund të bëjmë diçka të madhe. Ne kemi njohuri, përvojën dhe jam i sigurt se do të jemi konkurrues”, tha kryetari i Ferrarit, Sergio Marchionne.
Ferrari ka qenë në F1 që nga sezoni i parë - në vitin 1950, dhe deri tani ky ekip italian ka fituar 15 tituj të vozitjes, 16 tituj të konstruktit dhe ka shënuar 227 fitore, transmeton KP.
Artikuj të ngjashëm
-
Hamiltoni e fiton garën e parë me Ferrarin
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Perez shpall zgjedhje të reja te Real Madridi
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Kur pritet që Pirlo të prezantohet si selektor i Italisë?