Mercedes-Benzi për pak ditë do të lansojë një koncept të ri, Vision EQXX, veturë elektrike me fokus në aerodinamikë. Tani, kompania ka nxitur spekulimet duke publikuar fotografitë paralajmëruese.
Nga kompania kanë thënë se vetura do të jetë në gjendje të ecën deri 1000 kilometra me një mbushje të baterisë. Vetura është cilësuar nga kompania si më efikasja që është prodhuar ndonjëherë.
Ajo do të lansohet më 3 janar, pak ditë para panairit teknologjik në Las Vegas.
Fotografia ka treguar profilin e veturës. Është e qartë se ka formë që synon shpejtësi të lartë.
Kompania e sheh zhvillimin e aerodinamikës si më efikase për të bërë më shumë kilometra sesa përforcimin e kapacitetit të baterisë.
{gallery}
-
Tri ditë para zyrtarizimit të veturës së re, Mercedes-Benzi “ndez” tregun me një foto
-
Mercedesi i ri elektrik, 1000km me një mbushje dhe me ulëse nga kërpudhat
-
Mercedes-Benzi i parë tërësisht elektrik vjen në treg në vitin 2022
-
Del fotografia e Volkswagen ID.2 SUV
-
Modeli i ri i Mercedesit spiunohet për herën e parë