Mercedes-AMG GT 43 me ngjyrë të kuqe ka arritur që të marrë krejt vëmendjen e adhuruesve të veturave në panairin që po mbahet në Paris.
Kjo super veturë sportive ka motorin 3.0 litërsh turbocharged që prodhon 367 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për 4.9 sekonda e atë maksimale 270 kilometra në orë, transmeton koha.net.
Pavarësisht performancës së saj shumë sportive, prapë mbetet një veturë shumë praktike me katër dyer e me të gjitha rrotat aktive si dhe interier shumë luksoz.
Mercedes-AMG GT 43 rivalizon direkt Porsche Panameran e re.
Mercedes tashmë ka filluar të pranojë porosi të GT 43 në Gjermani me një çmim fillestar prej 95 mijë euro.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Zbulohen specifikat e Mercedesit super sportiv AMG GT 63 S i edicionit të parë
-
AMG i vihet pas rekordit të Porsche Panamera’s në pistën e Nurburgring
-
Mercedes AMG GLA 45S me 421 PS
-
Mercedes-AMG GLE 53, veturë hibride dhe me shtatë ulëse
-
Mercedes AMG GT Black, veturë e re për gara që mund ta vozitni edhe në rrugë publike