Mercedes ka zbuluar një model të ri së fundi, të quajtur AMG GT coupe me katër dyer.
Ky model i Edicionit 1 do të mund të porositet në shtator të këtij viti.
Ndryshimet në pjesën e jashtme në GT 63 S përfshijnë një mbrojtës më sportiv nga para me vrima më të gjera si dhe atë nga pas që e bën këtë veturë të duket më agresive, transmeton koha.net.
Ngjyrat që ofrohen janë tri ngjyra të ndryshme për t’u zgjedhur, e hirtë e mbylltë, ngjyrë diamanti të bardhë të ndritshëm si dhe metalike, ndërsa ka rrotat 21 inç.
Interieri është një miks i lëkurave e materialit të njohur si DINAMIVA të Mercedesit.
Motorin ky model do ta ketë 4.0 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 630 kuaj fuqi e ka katër rrotat aktive.
Edhe
G-Power me tri paketa për përforcimin e Mercedes-AMG GT 63 S
Mercedes GT 63 S, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për 3.2 sekonda e atë maksimale prej 315 kilometra në orë.
{gallery}