Një ekip i vogël por i përkushtuar i kompanisë bullgare, Vilner, është marrë me modifikimin e interierit të modelit G55 AMG, me cilësi të njëjtë të materialit të cilën e ka përdorë Mercedesi te modeli Maybach G650.
Vilner, sipas porosisë së pronarit të këtij Mercedes G55 AMG i vitit 2005, ka dizajnuar interierin e këtij modeli duke u bazuar në interierin e Mercedes Maybach G650 Landaulet, transmeton Koha.net. Mercedes Maybach G650 Landaulet është prodhuar në seri të kufizuar prej vetëm 99 njësive dhe çmimi i tij është 500 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexoni edhe:
Mercedes krijon një G-Wagon super luksoz të cilin mund ta blejnë vetëm 99 njerëz
Pjesa më e madhe e interierit përbëhet nga lëkura më cilësore me ngjyrë portokalli. Edhe qepjet janë me ngjyrë portokalli, ndërsa disa pjesë të tjerë në interier janë të përbërë nga lëkura me ngjyrë të zezë.
Ky Mercedes G55 AMG i 2005-ës, po ashtu, edhe tavanin e ka nga lëkura Alcantara me ngjyrë portokalli, ndërsa siç mund të shohim nga fotografia, rripat e sigurimit janë me ngjyrë të kuqe. Ndërkaq dizajni i ulëseve në formë të katrorit tregojnë se pronari i kësaj veture mund të jetë fans i madh i lojës së shahut ose edhe i çokollatës së njohur “Ritter Sport”.
Sa i përket motorit, kompania Vilner nuk merret me modifikimin e performancës së motorit, kështu që ky G55 AMG ka motor 5.5-litër V8 i cili me ndihmën e një kompresori mekanik prodhon 476 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që, me peshë prej 2.500 kilogramë, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5,5 sekonda.
{gallery}