Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes E-Class Estate i ri, gati për të rivalizuar Audin e BMW-në

Pak javë pasi shpalosi modelin ‘saloon’, Mercedes E-Class Estate është gati që t’i rikthehet rivalitetit me seritë e ardhshme BMW 5 Touring dhe Audi A6 Avant.

Qëkur u lansua më 1984 gjenerata e parë e E-Classës, Mercedesi ka ofruar në vazhdimësi alternativën karavan – dhe varianti i fundit W214 nuk përbën përjashtim.

Pasi që s’ka version elektrik për modelin tërësisht elektrik EQE, E-Class Estate pritet të arrijë deri 20 për qind të shitjeve të linjës.

Versioni i ri vjen me dizajn atraktiv, por edhe ndryshime impresive në interier. Vetura do të ketë teknologjinë e avancuar, me kamera që ia mundësojnë pronarit të veturës t’i personalizojë veçoritë kryesore të veturës. Për shembull, pronari mund ta shfrytëzojë zërin e tij për të operuar me zërin e radios, shkruan “Auto-Express”.

E-Class do të ketë peshë prej 2100 kilogramësh dhe hapësira e gjerë mjafton edhe për bartje të biçikletave.

E-Class Estate ka motorë elektrikë që ia mundësojnë disa variante të fuqisë. Sa i përket linjës së motorëve, Mercedesi i ri do të vijë me versionet benzinë dhe dizelë si dhe hibridë. Të gjitha modelet vijnë me marsh automatik me nëntë shpejtësi.

Modeli i parë, E200 do të ketë motor 2.0-litërsh benzinë që bashkë me një motor elektrik kanë 201 kuajfuqi. Kjo ia mundëson E200-shit të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 7.8 sekonda.

Versionin E220d vjen me motor 2.0-litërsh dizel me katër cilindra, që me sistemin hibrid ofron 194 kuajfuqi. Veturës i duhen 7.9 sekonda për të arritur përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë.

Top-vetura e linjës së re do të jetë versioni hibrid-benzinë E300, me motor 2.0-litërsh, që bashkë me baterinë elektrike, ofrojnë 312 kuajfuqi. Kjo e bën veturën të shpejtë sa për të arritur shpejtësinë maksimale prej 230 kilometrash për orë. Përshpejtimin nga 0-100km/orë e arrin për 6.5 sekonda. Sipas Mercedesit, kjo veturë mund të udhëtojë deri 115 kilometra distancë vetëm në versionin elektrik.

E-Class Estate do të dalë në shitje gjatë verës. Ende nuk i është bërë e ditur çmimi, por pritet që modeli bazë të jetë me çmim fillestar prej rreth 60 mijë eurosh.

Image
Artikuj të ngjashëm