Chelsea Truck Company, nën-brendi i kompanisë britanike Kahn Design, deri më tani është marrë me modifikimin e modeleve si Land Rover Defender dhe Jeep Wrangler, ndërsa projekti i saj më i ri është Mercedes-Benz G63 AMG në version Hammer Edition.
Këtë model kompania e ka prezantuar në panairin e veturave në Gjenevë, i cili karakterizohet me mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësit tjerë të rinj, maskën e përparme të re, spoiler të pasmë mbi çati, transmeton Koha.net
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, Mercedes-Benz G63 AMG në version Hammer Edition karakterizohet edhe me set të ri të rrotave me diametër prej 22-inç, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe interier të modifikuar prej lëkure.
Natyrisht, kompani ofron mundësinë që klientët të zgjedhin vet dizajnin e interierit apo ndonjë specifikë të caktuar sipas dëshirës, ndërsa model i tillë si në fotografi kushton rreth 130 mijë funte.
{gallery}