Mercedes-AMG këtë vit feston 50 vjetorin dhe njëri nga modelet me të cilin kjo kompani do të shënojë vitin jubilar është modeli i veçantë i quajtur Mercedes-AMG GT3 Edition 50.
Si vendi i promovimit të këtij modeli është pista e famshme për gara “24 Hours Nurburgring”, ndërsa si bazë për ndërtimin e këtij modeli ka shërbyer modeli për gara Mercedes-AMG GT3.
Gjermanët për këtë model të veçantë, përveç tjerash, kanë zgjedhur eksterier me ngjyrë gri në kontrast me shiritat për gara me ngjyrë të zezë, etiketën “50 Years AMG” në dyer, kofano dhe në interier, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ata kanë zgjedhur edhe aerodinamikën me pamje “agresive” të bërë nga fibra të karbonit, e cila përfshin mbrojtësit e rinj, pragjet e reja, vrimat për ajër në mbrojtësit e përparmë, difuzer të pasmë, spoiler të madh të pasmë etj.
Mercedes-AMG për modelin e veçantë Mercedes-AMG GT3 Edition 50, ka zgjedhur edhe ulëset për gara të bëra nga fibra të karbonit, pajisjet mbrojtëse në pjesën e pasme, timonin për gara, si dhe instrument-tabelën digjitale.
Mercedes-AMG GT3 Edition 50 ka motor 6.3-litër V8, në kombinimi me marshin për gara me gjashtë shpejtësi.
Ky model i veçantë i cili do të shënojë 50 vjetorin e Mercedes-AMG, do të prodhohet në një seri të kufizuar në vetëm 5 njësi.
{gallery}